Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka lëshuar një deklaratë që po interpretohet si “kunxh” ndaj disa ish-komandantëve të luftës, derisa ka veçuar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.
Gjatë një deklarimi publik, Kurti ka përdorur shprehjen “kësi komandanti, asi komandanti”, duke lënë të kuptohet dallimin që ai e sheh mes figurave të caktuara nga lufta dhe udhëheqjes aktuale të institucioneve të sigurisë.
Ai ka përmendur komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin, duke e vlerësuar figurën e tij në krye të ushtrisë së Kosovës, deklaratë kjo që ka nxitur reagime dhe interpretime të shumta në skenën politike.
Deklarata e Kurtit vjen në një periudhë tensionesh politike dhe përplasjesh të vazhdueshme me figura të dala nga lufta, sidomos pas zhvillimeve të fundit në Drenicë dhe debateve të ashpra politike në vend.