Të dashur miq,
Në zgjedhjet e 07 qershorit, qytetarët duhet të zgjedhin urtësinë, qetësinë, drejtësinë dhe stabilitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe për këtë kanë vetëm një alternativë normale: ajo është LDK-ja, si parti e civilizuar dhe e dëshmuar si e tillë.
Sharjet, fyerjet, arroganca dhe ndarja e qytetarëve në “patriotë”, “tradhtarë”, “frikacakë” e “trima”, e nxitur nga individë dhe grupe të ndryshme brenda diskursit politik, si dhe nga përplasjet në rrjetet sociale, duhet të marrin fund.
Dhuna, frika dhe polarizimi i skajshëm Republikën e Kosovës e kthejnë mbrapa në kohë, në vitet e pasluftës.
LDK-ja në shumë raste në këto vite i ka kaluar edhe me pasoja të rënda, por falë urtësisë dhe largpamësisë së Presidentit Rugova është ruajtur Republika dhe kemi ecur përpara.