Kurti “shpërthen” në Facebook: Një postim për 2 orë merr aq pëlqime sa 15 postime të Vjosa Osmanit për dy ditë

Një postim i kryeministrit Albin Kurti në Facebook ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Vetëm brenda dy orëve nga publikimi, postimi i Kurtit ka grumbulluar mijëra pëlqime dhe reagime, duke arritur sipas krahasimeve në rrjete sociale pothuajse të njëjtin numër reagimesh sa kanë marrë 15 postimet e presidentes Vjosa Osmanigjatë dy ditëve të fundit, shkruan Gazeta Minuti.

Postimi i Kurtit, i publikuar në formë videoje, po shpërndahet masivisht nga mbështetësit e tij, ndërsa komentet dhe reagimet kanë qenë të shumta vetëm pak kohë pas publikimit.