Ish-deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, ka reaguar ashpër ndaj analistit Berat Buzhala, duke e akuzuar për nxitje të urrejtjes dhe përpjekje për normalizim të dhunës politike.
Në reagimin e tij, Dugolli tha se “nxitësit e urrejtjes dhe përçarjes kanë një emër të njohur: Berat Buzhala & company”, duke shtuar se tentimet për ta normalizuar dhunën janë “nxitje e hapur”.
Ai përmendi edhe rastin e Hysni Mehanit, duke pretenduar se Buzhala është gëzuar për dhunën ndaj tij dhe se do të dëshironte akte të ngjashme edhe ndaj figurave të tjera të LVV-së.
“Në mungesë të guximit personal, po tenton t’i shtysh të tjerët drejt dhunës. Kjo është e papranueshme dhe e rrezikshme”, ka deklaruar Dugolli.