Vetëvendosje “befason”, i bën ofertë “speciale” Arben Gashit të LDK-së

Kandidati i LDK-së për deputet, Arben Gashi, ka treguar për ofertën që i kishte VV-ja.

Ai ka bërë me dije se zyrtarë me funksione të larta në partinw e Albin Kurtit e kanë ftuar që t`i bashkohet VV-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

 

Në emisionin “VV Show” me gazetarin Vehbi Kajtazin, ai ka dhënë disa detaje interesante.

“Më kanë kontaktuar persona që kanë funksion, më bëri përshtypja mënyra se si u qasën. ‘Mos na keqkupto, veç prej respektit mendojmë se t’i duhet të jesh në Kuvend, nëse ka probleme LDK-ja ne jemi të hapur të punojmë me ty’. Ishte opsion që të mos rikandidohem, por nëse kandidohem është aty ku besoj ideologjikisht”, ka thënë ai.

Ai ka bërë me dije se nuk e kishte konsideruar këtë opsion.

“Ishte ftesë, nuk ishte ofertë sepse nuk ishte Pazar”, ka thënë Gashi.