Hysni Gucati me deklaratë të ashpër: Nëse tentojnë ta arrestojnë me dhunë Sami Lushtakun, edhe ne do t’i përgjigjemi me dhunë

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar me tone të ashpra lidhur me situatën e krijuar rreth intervistimit të Sami Lushtaku në stacionin policor në Skenderaj.

 

Përmes një deklarate publike, Gucati paralajmëroi se çdo tentim për arrestimin e Lushtakut me forcë do të përballet me reagim nga mbështetësit e tij.

“ Nëse tentojnë ta arrestojnë me dhunë Sami Lushtakun edhe ne do t’i përgjigjemi me dhunë”, ka deklaruar Gucati.

Kjo deklaratë vjen në një moment tensionesh të shtuara politike dhe pas grumbullimit të një numri të madh qytetarësh pranë stacionit policor në Skenderaj, ku po qëndron Lushtaku për intervistim.