Dafina Zeqiri ka komentuar për herë të parë mbi Mimoza Ahmeti dhe rrugëtimin e saj në Ferma VIP.
E pyetur nga gazetarët para një koncerti se si e sheh Mozën brenda fermës, Dafina u shpreh se nuk e ka ndjekur shumë programin, por disa momente të shkrimtares i kanë lënë përshtypje pozitive.
Nuk e kam parë shumë, kam parë disa momente dhe më ka pëlqyer vetëbesimi i saj, sepse ne në Shqipëri kemi shumë komplekse,” – u shpreh këngëtarja.
Deklarata e Dafinës ka marrë menjëherë vëmendje në rrjet, sidomos duke kujtuar faktin se më herët ajo i kishte dërguar edhe një dron surprizë Mozës brenda shtëpisë.
Në atë moment, Moza ishte shfaqur shumë e emocionuar dhe e lumtur nga gjesti i artistes, duke e falënderuar publikisht për mbështetjen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE