Publicisti Adriatik Riza Dosti, ka reaguar ashpër ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani. Ai ka kritikuar deklaratat e saj ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe qëndrimet e saj në raport me zhvillimet politike në Kosovë dhe dialogun me Serbinë.
Në një reagim të gjatë e të ashpër në Facebook, Dosti e akuzon Osmanin për qëndrime të njëanshme dhe e kundërshton narrativën e saj ndaj Kurtit, duke e mbrojtur kryeministrin për qasjen e tij në procesin e dialogut dhe për temat që, sipas tij, janë trajtuar në takime ndërkombëtare me përfaqësues të BE-së dhe Serbisë.
Ai gjithashtu hedh kritika edhe mbi takime të ndryshme politike dhe zhvillime institucionale, duke kërkuar sqarime publike nga Osmani, përcjell “Bota sot”.
Shkrimi i plotë
Po ta kallëzoj unë ty, o Vjosa… e mbrapa kallëzoji ti Kosovës…
…Se për çka ka folur Albini si kryeministër i Kosovës, mbyllur kokë më kokë në takime e bisedime me Lajçakun e Vuçiçin, madje edhe me Borellin, që s’di pse ti s’e përmend, teksa nuk po resht së akuzuari Albinin gjatë kësaj nisjeje të fushatës elektorale tënde tepër të pistë e të çmendur.
“Ruajna Zot nga tërbimi, xhelozia, inati e hakmarrja e grave mendjeshkurtra”, thoshin të parët tanë, o Vjosa.
Ti po e akuzon Kurtin pa turp edhe për autoritarizëm, për autokraci, për kapje të të gjitha pushteteve, për bazën ushtarake të NATO-s & USA-së, Bondsteel-in; po e akuzon se të ka sabotuar e penguar ty në takimin me Trump në Ëashington për Bordin e Paqes etj.
Duke i marrë leje z. Kurti dhe duke qenë shumë i bindur se ai nuk besoj se ka nevojë për avokatinë time mbrojtëse, se di dhe është vetë i zoti si të mbrohet…
e me siguri që edhe mua do të më mirëkuptojë…
thjesht si shqiptar i ndershëm e patriot, si atdhetar, nacionalist, demokrat, antikomunist e mbrojtës i fuqishëm publik i çështjes mbarëkombëtare shqiptare, veçanërisht të Kosovës & Çamërisë, po të përgjigjem unë ty, o Vjosa, publikisht…
E di se për çfarë ka folur kokë më kokë Kurti, mbyllur për orë e ditë të tëra në zyrë me Lajçakun, Borellin e Vuçiçin — të tre këta filo-serbë e anti-kosovarë — meqë e ke fort merak ta dish…
…Ka folur për Listën Serbe dhe aktivitetin e saj të theksuar anti-shqiptar e filo-serb në territorin e Kosovës.
Ka folur për super-armatimin deri në dhëmbë të Serbisë prej Kinës, Rusisë e pse jo edhe prej Izraelit e Turqisë, çka përbën një kërcënim e rrezik real lufte jo vetëm kundër Kosovës, por krejt rajonit ballkanik.
Ka folur për aktin terrorist në Banjskë, ku kriminelët serbë ikën me brekë nëpër këmbë.
Ka folur për vrasjen terroriste serbe të policit të Kosovës, A. Bunjaku.
Ka folur për aktin tjetër terrorist të hedhjes në erë prej terroristëve serbë të një kanali ujësjellësi në territorin e Kosovës.
Ka folur për vendosjen e plotë të kontrollit shtetëror të Republikës së Kosovës në territorin shqiptar të Mitrovicës.
Ka folur për Trepçën e Ujmanin — jetike për Kosovën.
Ka folur për dy urat e reja në Mitrovicë, që duhet t’u shërbejnë lëvizjes së lirë të njerëzve e jo armiqësisë mes tyre.
Ka folur për Policinë e Kosovës, që tashmë ka nën kontroll të plotë krejt veriun e vendit.
Ka folur për mbylljen e krejt strukturave paralele serbe atje… mbylljen e zyrave administrative e lokale, mbylljen e zyrave policore, të bankave etj., që deri dje administroheshin e financoheshin nga Serbia.
Ka folur për heqjen nga qarkullimi të dinarit serb, për targat e makinave të Kosovës, për marrëveshjet ndërkufitare, për kontrollin e mallrave serbe në Kosovë.
Ka folur për respekt reciprok e barazi të plotë të Kosovës në çdo tavolinë ndërkombëtare.
Ka folur për të humburit e të zhdukurit — qytetarë të vendit të tij, viktima të gjenocidit serb në Kosovë.
Ka folur mbi të gjitha për njohje pa kushte të Kosovës prej Serbisë dhe kërkim-falje publike të Beogradit ndaj Prishtinës për krimet monstruoze të serbëve ndaj kosovarëve.
Ka folur edhe për dëmshpërblimet e luftës që i takojnë Kosovës me këtë rast; për JO ndaj Asociacionit, Zajednicës e Gjykatës Speciale që po barazon viktimat me kriminelët.
Ka folur edhe për ndalimin e qëndrimeve skandaloze të Serbisë në përpjekjet e Kosovës për njohje të reja e për anëtarësim në forume, shoqata, organizata e institucione të rëndësishme ndërkombëtare.
Ka folur sigurisht edhe për FSK-në, e cila në bashkëpunim edhe me forcat ndërkombëtare aty është nevojë e domosdoshme dhe jetike për mbrojtjen e Kosovës e të popullit të saj.
Dhe për të gjitha këto i takonte të fliste, sepse si kryeministër kishte autorizimin e miratimin e shtetit, të qeverisë e të parlamentit të vendit të tij.
Dhe ka bërë më të mirën e mundshme duke ruajtur nderin e dinjitetin e vetes së tij e mbi të gjitha të vendit e popullit të tij.
Ti e akuzon Kurtin për Bondsteel-in… duke shpifur e gënjyer… Ka një video për këtë me zë e figurë, ku Kurti, ndryshe nga sa thua ti, jo vetëm që nuk i ka kërkuar taksë askujt, por përkundrazi ka kërkuar që statusi i qëndrimit dhe i funksionimit të saj në territorin e Kosovës të jetë i përhershëm, e për këtë ka edhe një dokument protokollar, zyrtar, qeveritar e shtetëror… që vërteton gjithçka.
E akuzon ti Kurtin për autokraci, autoritarizëm e rrëmbim pushtetesh… ok… po pse s’e ke akuzuar për të njëjtat gjëra sa ishe presidente, apo tani që re nga fiku u zgjove nga gjumi?
Tani që s’të bëri më presidente ty… t’u hap goja e të ri-erdhi memoria, eee.
E pra dije se deri edhe në ditën e fundit të afatit presidencial ishte Kurti që pranoi publikisht rikandidimin tënd, e jo Abdixhiku, as Ramushi e as Limaj e Hamza; përkundrazi, këta u tallën e bënë hajgare me ty.
Kurti kurrë nuk ka synuar gjithë pushtetet, siç e akuzon ti e opozita kosovare anti-shqiptare, por në të kundërtën ka insistuar për funksionimin normal, ligjor e kushtetues të shtetit, qeverisë, drejtësisë e parlamentit.
Ti e opozita po e akuzoni Kurtin për anti-amerikanizëm e anti-BE-izëm… hahaha… pra ju po e mbroni Amerikën prej Kurtit, eeeee hahaha… trashësi mendore model!
Dije, oj Vjosë, se edhe sanksionet e padrejta që BE-ja i vuri Kosovës nuk ia vuri se Kurti pezulloi funksionimin e qeverisë e të shtetit të saj, por e tradhtuat dhe e sabotuat JU… ti, Lumiri, Ramushi, Lushtaku, Fatmiri, Bedriu, Ganja, Hykmetja e deri tek Rama në Tiranë e Thaçi në Hagë.
Mos vallë Kurti e ka fajin që ti në BP në Ëashington dhe në prani të Trump-it ia delegove fjalën e të drejtën e përfaqësimit të Kosovës kryeministrit të Shqipërisë — Rama — i njohur mirë tashmë kombëtarisht e ndërkombëtarisht si mik për kokë i Serbisë e i Vuçiçit dhe armik i betuar i Kosovës dhe i Albin Kurtit?
Tani na thuaj ti neve… veçanërisht Kosovës e popullit të saj:
Pse u takove kokë më kokë dhe çfarë bisedove me Ramën në Prishtinë dy ditë para mbledhjes së BP në Ëashington?
Pse u takuan radhazi e me ngut të madh me ty pas Ramës, e për çfarë biseduan me ty edhe funksionarët e lartë të Shqipërisë — presidenti Begaj, kryeparlamentari Peleshi e ministrja e Jashtme Spiropali?
Pse u takove ti kokë më kokë me R. Grenell-in, famëkeq e të njohur si anti-kosovar i tërbuar e anti-Kurti deri në vdekje, por edhe mik besnik e i dekoruar prej Serbisë e Vuçiçit… dhe çfarë fole me të?
Po në takimin me francezin anti-shqiptar e filo-serb Macron-in dhe në krah të tij Vuçiçin, kush ishte, o Vjosa… ti apo Albini? Fol pra, mos u mshif.
Përse ti more pjesë në takimin e fshehtë të Neë York-ut në të njëjtën tavolinë me Gjuriqin, Grenell-in, Begajn, Spiropalin etj., dhe kurrë nuk raportove për të derisa bomba plasi sheshit e publikisht?
Përse ti jeton në një lagje milionerësh në Prishtinë e Kurti jeton në një apartament familjar e me qira?
Përse ti ke miliona, makina luksoze, biznese e vilë në bregdetin shqiptar e Kurti me Glaukun e Albulenën nuk kanë?
Përse ti, si presidente e Kosovës, kurrë nuk pate kurajon qytetare e shtetërore ta pyesje të paktën kryeministrin e Shqipërisë përse parlamenti i Atdheut-mëmë nuk pranoi ta votonte Rezolutën që dënonte gjenocidin serb në Kosovë?
Përse ti ishe pjesëmarrëse dhe me çfarë lloj autorizimi prej qeverisë e shtetit tënd në një tjetër tavolinë “pune”, ku ishin prezent sërish edhe Rama por edhe Vuçiçi… e sërish ti “harrove” ta raportoje këtë takim?
Përse ti bën pjesë tek ata monstra të politikës së sotme kosovare, të cilët ende s’e kanë dënuar, por kanë heshtur ndaj dhunës fizike e barbare të Sami Lushtakut e bandës së tij kriminale në Skenderaj ndaj zv/kryeministrit në detyrë të Kosovës — H. Mehanit?
Fol publikisht, ti ish-presidentja e Kosovës, dhe thuajua Kosovës e popullit të saj se çfarë realisht fshihet pas takimeve tepër konfidenciale, por edhe shumë të dyshimta, të tuat me Ramën, Gjuriqin, Grenell-in e Vuçiçin…
Dil e thuaj Kosovës nëse ka pasur edhe takime “miqësore, personale e këshilluese” të tuat me Berat Buzhalën, Baton Haxhiun e deri edhe me mbrojtësin tënd publik të sotëm, Çim Peka e Syri TV… për çfarë keni folur e biseduar.
Është radha jote të përgjigjesh ndershmërisht e publikisht, znj. Vjosa Osmani, njëjtë siç bëra unë me ty… ok.