Pas incidentit të ndodhur në Skenderaj, ka reaguar edhe ish-deputeti Gani Geci, i cili përmes një postimi ka bërë komente të ashpra lidhur me zhvillimet politike në Kosovë dhe raportet ndërkombëtare, shkruan Gazeta Minuti.
Geci ka deklaruar se në vitet 1998–2001 “fati i Kosovës kishte në duart e miqve të vjetër të Serbisë, Francës dhe Parisit”, ndërsa ka shtuar se në pesë vitet e fundit, sipas tij, Kosova “ka rënë në duart e miqve të tjerë të Serbisë, Greqisë dhe Athinës”.
“Në vitet 1998–1999–2000–2001, fati i Kosovës kishte në duart e miqve të vjetër të Serbisë, Francës dhe Parisit. Tani, që prej 5 vitesh, Kosova ka rënë në duart e miqve të tjerë të Serbisë, Greqisë dhe Athinës. Zot, shpëtoje Kosovën prej Francës dhe Greqisë”, ka shkruar Geci.
Reagimi i tij vjen në kohën kur incidenti në Skenderaj ka nxitur përplasje të shumta politike dhe reagime të figurave të ndryshme publike e politike.