Lajm i keq për mërgimtarët. Fluturimeve të lira ju erdhi fundi

SHOK PËR UDHËTARËT – FUND I UDHËTIMEVE TË LIRA?!

 

SHOK PËR UDHËTARËT: Fluturimet në Evropë së shpejti mund t’ua zbrazin seriozisht xhepat qytetarëve, pasi nga International Air Transport Association paralajmëruan se shtrenjtimi i biletave të avionit është praktikisht i pashmangshëm.

Drejtori i përgjithshëm i IATA-s, Willie Walsh, deklaroi se kompanitë ajrore nuk mund t’i përballojnë më kostot në rritje të karburantit për avionë, sidomos para sezonit veror kur kërkesa për udhëtime rritet ndjeshëm.

Edhe pse disa kompani ajrore evropiane në periudhën e fundit ofruan çmime më të ulëta për shkak të kërkesës së reduktuar, Walsh paralajmëroi se kjo është vetëm një masë e përkohshme dhe se kostot reale në fund do t’u kalohen drejtpërdrejt pasagjerëve.

Shqetësim shtesë po shkakton situata në Lindjen e Mesme dhe problemet e mundshme me furnizimin e naftës. Sipas Walsh, edhe nëse Ngushtica e Hormuzit rihapet shpejt, dëmet në tregun e naftës dhe rafineritë mund të ndikojnë për muaj të tërë në çmimet e karburantit.

Ai paralajmëroi gjithashtu se aviacioni britanik mund të përballet me presion mbi rezervat e karburantit gjatë kulmit të sezonit veror, megjithëse për momentin nuk ka vend për panik.

“Nuk ka mënyrë që kompanitë ajrore t’i mbulojnë pafundësisht këto kosto shtesë”, deklaroi Walsh, duke shtuar se rritja e çmimeve të biletave është vetëm çështje kohe.

Ekspertët paralajmërojnë se pushimet verore për shumë familje evropiane këtë vit mund të bëhen dukshëm më të shtrenjta nga sa pritej.