Këtë javë dalin pagesat për këta qytetarë

Lajm i mirë për pensionistët në Kosovë: gjatë kësaj jave pritet të dalin pagesat e pensioneve të moshës për muajin maj, ndërsa ekzekutimi i tyre pritet të bëhet më 15 maj, shkruan Gazeta Minuti.

Mbi 272 mijë pensionistë bazikë dhe kontribuues pritet të përfitojnë nga këto pagesa, të cilat zakonisht alokohen në mes të muajit nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare.

Pensionistët do të mund t’i tërheqin mjetet përmes bankave dhe bankomatëve menjëherë pas ekzekutimit të pagesave.