LAJM I MADH! Qeveria miraton paketë mbështetëse për transportin publik – ja qfarë duhet të dini!

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka bërë të ditur se qeveria ka miratuar një paketë mbështetëse për operatorët e transportit publik në vend.

 

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, u vendos kompensimi me 50 lekë për çdo litër karburant për të gjitha shoqëritë e transportit publik urban dhe ndërqytetas.

Sipas ministrit, kjo masë synon të zbusë kostot për kompanitë e transportit, të cilat prej muajsh po përballen me rritjen e çmimeve të karburanteve dhe vështirësi financiare në aktivitetin e tyre.

Autoritetet pritet të publikojnë në ditët në vijim detajet lidhur me procedurat e përfitimit dhe afatet e zbatimit të këtij vendimi.