Ish-deputeti i PDK-së, Artan Behrami, deklaroi se ka mbështetur rikthimin e Fatmir Limajt në PDK.
Në një postim në Facebook, Behrami vlerësoi se emri i Limajt, si një prej themeluesve të partisë, do të pasuronte listën e saj për zgjedhjet e 7 qershorit.
“Dhe jam i bindur se këtë zë do ta dëgjojë edhe Fatmir Limaj, të cilin e ftoj të bëhet pjesë e fushatës për të realizuar ndryshimin e madh, përpara rikthimit të ish-krerëve të UÇK-së” shkroi Behrami.Sipas tij, bashkimi duhet të ndodhë, herët apo vonë.