Kimete Berisha “godet” Vjosa Osmanin: Pse e ke lejuar, pse…?!

Shkruan Kimete Berisha:

Zemërimi i saj

(Fjalimit që i mungonte morali.)

1.

 

Pse Vjosa Osmani është kaq e zemëruar me Albin Kurtin?

Sepse:
Albin Kurti
nuk e bëri Presidente
për herë të dytë.

2.

Nëse Albin Kurti paska mundur,
pse nuk e bëri dikë tjetër Presidente?

Sepse:
zemërimi ta errëson mendjen.

Prandaj
armiqësia e saj me Albin Kurtin
është pak e çuditshme, pak enigmatike.

Albin Kurti
e bëri Presidente një herë.

Pse s’i mjaftoi?

Pse gjithmonë dikush i ka borxh
ta bëjë të lumtur?

3.

Pse nuk është mirënjohëse?

A duhet të zemërohet
që nuk u bë Presidente
për herë të dytë,

apo të jetë falënderuese
që u bë një herë?

4.

Çka ka të keqe
nëse Albin Kurti
nuk ka dashur
ta bëjë Presidente
edhe një mandat?

Pse ndjehet e tradhtuar?

A është ky borxh emocional
apo “bujqësi emocionale”?

Bujqësi, besoj.

Pse mendon
se vetëm ajo
duhet të jetë Presidente?

Dhe pse mendon
se për Albin Kurtin
duhej të ishte
e pazëvendësueshme?

A s’është kjo
një kërkesë luksoze,
shumë e llastuar?

5.

Pse të tjerët
duhet ta bëjnë:
Presidente,
kryesuese liste,
udhëheqëse –

dhe kur nuk munden,
ajo zemërohet,
i mallkon
dhe ua harron të mirat
që ia kanë bërë?

Pse nuk bëhet vetë Presidente?

6.

Në takimin e “bashkimit”,
ajo e helmoi sallën
me zemërim.

Por:
asnjëherë nuk tha
se është zemëruar
sepse Albin Kurti
e ka trajtuar keq LDK-në.

Ncuq.

Tha se është zemëruar
sepse ai
e ka eliminuar politikisht.

Por,
kjo nuk është e vërtetë.

Sepse ajo
e ka kryer mandatin.

Nuk është eliminuar politikisht.

7.

Pastaj,
e zbuloi sekretin
që ia kishte ruajtur
si armë për ditë të këqija…

Tha:

“Albin Kurti
e hedh gurin
dhe e fsheh dorën.”

Po ti,
si e di?

Sepse ke hedhur gurë bashkë me të,
apo sepse
ia ke siguruar gurët?

8.

E akuzoi
se ka punuar kundër shtetit.

Po atëherë:
pse ke heshtur?

Pse e ke lejuar?

Pse ke bashkëpunuar?

Ke qenë e magjepsur?

9.

Sonte,
pashë një grua të vogël
me një zemërim të madh.

Dhe asaj
i mjafton zemërimi
që ta kuptojë:

jo vetëm Albini –
por as vetja
nuk mund ta bëjë Presidente.

Sepse,
“Një herë
të vjen vera kah dera.”

EPILOG:

Veç Kennedy
është dukur më qesharak
kur Monroe
ia këndonte ditëlindjen.

P.S.

“Shkathësia e parë e mbretërve
është të durojnë urrejtjen.”

AUTOKRITIKË:

Hiqu tyre.