Debati për një rikthim të mundshëm të Fatmir Limajt në Partinë Demokratike të Kosovës po vazhdon të marrë reagime të ndryshme brenda dhe jashtë PDK-së.
Së fundmi ka reaguar edhe Njazi Thaçi, i afërt me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, i cili ka mbështetur idenë e bashkëpunimit dhe bashkimit politik.
Në reagimin e tij, Thaçi ka kujtuar se Limaj ka qenë në koalicion me PDK-në edhe pas ndarjes politike, në kohën kur kjo parti ishte pjesë e pushtetit.
“Në fakt nuk po kuptoj çka po presin. Ztr. Limaj ka qenë në koalicion me PDK-në edhe pas ndarjes. Nëse atëherë liderët tanë, që udhëhiqnin PDK-në, e kanë ofruar dhe pranuar bashkëpunimin me të, kush jemi ne sot që t’ia mbyllim derën?”, ka shkruar Thaçi.
Ai tutje ka theksuar se “është koha e bashkimit në qoftë se duan me largu të keqen”.