Spahiu fyen Osmanin: E padijshme, e paskrupullt – Kërquki i reagon: Është profesoreshë

Sonte në Pressing në T7, është duke u diskutuar për procesin zgjedhor të 7 qershorit.

Mes të ftuarve është edhe Nexhmedin Spahiu. Ky i fundit ka hedhur disa kritika të ashpra ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani.

 

‘’Është e guximshme, është karizmatike, e paskrupullt, mesatarisht inteligjente, e padijshme, e padijshme kur nuk lexon’’, ka thënë Spahiu.

Ndaj kësaj ka reaguar moderatori i emisionit, Leonard Kerquki.

‘’Qysh mundesh me ofendu dikë profesor doktor, ka kry shkollat ma të mira të Amerikës, profesoreshë, presidente e vendit, 300 mijë vota, njeriu më e votuar në vitin 2021’’, i ka reaguar Kerquki.