Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore miratoi projektin e Statutit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe
rritjen e kompensimit të shpenzimeve për blerjen e karburanteve dhe vajrave lubrifikante për invalidët e punës.
Sipas vendimit të ri, masa e kompensimit rritet nga 10 mijë lekë në 15 mijë lekë, duke synuar lehtësimin e kostove për këtë kategori përfituesish.
Nën drejtimin e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, mbledhja e Këshillit Administrativ të Institutit të
Sigurimeve Shoqërore, shqyrtoi dhe u miratuan disa vendime të rëndësishme për funksionimin e institucionit dhe mbështetjen e shtresave në nevojë.
“Në këtë mbledhje, Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore z. Astrit Hado, paraqiti për shqyrtim projektvendimin e Këshillit
të Ministrave “Për miratimin e Statutit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore”. Statuti është dokumenti themelor që përcakton
organizimin, funksionimin dhe drejtimin e ISSH-së, duke synuar forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e eficiencës administrative.
Këshilli Administrativ miratoi gjithashtu projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për një ndryshim në vendimin nr. 723, datë 19.11.1998, ‘Për zbatimin e ligjit nr. 7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar”. Ndryshimi i miratuar parashikon rritjen e vlerës së kompensimit për rimbursimin e shpenzimeve për blerjen e karburanteve dhe vajrave lubrifikante për invalidët e punës, nga 10,000 lekë, në 15,000 lekë”, njofton ISSH, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE