Përfundimisht iu bashkua PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar aderimin më të ri në partinë e tij.

Duke publikuar një portret të përbashkët, Hamza njoftoi ardhjen në PDK të profesorit Naim Telaku, shkruan IndeksOnline.

“Me një rrugëtim të pasur akademik nga Prishtina e Mynihu, deri te doktoratura në Vjenë, si dhe me kontribut të çmuar në fushën e psikologjisë, arsimit universitar dhe licencimit profesional në Kosovë, Dr. Telaku i bën nder jo vetëm listës sonë, por edhe përfaqësimit dinjitoz qytetar që i duhet vendit” u shpreh Hamza, duke e përshkruar Telakun si profesionist me përvojë të gjatë.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Në Partinë Demokratike të Kosovës, sot e mirëprita edhe Dr. Sc. Naim Telakun, profesor dhe profesionist me përvojë të gjatë akademike e shkencore, i cili do të jetë pjesë e listës sonë të kandidatëve për deputetë.

Me një rrugëtim të pasur akademik nga Prishtina e Mynihu, deri te doktoratura në Vjenë, si dhe me kontribut të çmuar në fushën e psikologjisë, arsimit universitar dhe licencimit profesional në Kosovë, Dr. Telaku i bën nder jo vetëm listës sonë, por edhe përfaqësimit dinjitoz qytetar që i duhet vendit.

Mirë se erdhe, profesor!

Kosovës i duhen dije, profesionalizëm dhe njerëz që i shërbejnë shoqërisë me integritet.