Elgit Doda dhe Klea Huta janë një nga çiftet më të komentuar në mediat rozë, ku shpeshherë janë përfolur për një krizë apo ndarje në raportin e tyre.
Megjithatë, duket se aludimet nuk qëndrojnë aspak.
Së fundmi, Klea është shfaqur me unazën e fejesës dhe atë të martesës, duke hedhur poshtë të gjitha zërat që qarkulluan për çiftin.
Me këtë paraqitje, bukuroshja duket se u ka “mbyllur gojën” të gjithëve, ndërsa fansat janë lumturuar duke parë se marrëdhënia e tyre vazhdon e fortë.