Pretendimi se Albulena Haxhiu ka hequr flamurin dardan nga zyra e Presidencës rezulton i pavërtetë.
Burime brenda institucionit konfirmojnë se flamuri dardan ka qenë i vendosur në zyrë si dje, ashtu edhe sot, duke rrëzuar kështu narrativën që ka qarkulluar në rrjete sociale.
Keqinterpretimi duket të ketë ardhur pas publikimit të një videoje nga Haxhiu, ku ajo i drejtohet mërgatës me thirrje për pjesëmarrje në votime. Në këtë video, kamera fokusohet ngushtë në profilin e saj gjatë fjalimit, pa përfshirë të gjithë hapësirën e zyrës në kuadër. Si pasojë, flamuri dardan nuk është kapur në pamje, çka ka nxitur pretendime të pabazuara për largimin e tij.
Megjithatë, verifikimet tregojnë se flamuri nuk është hequr dhe vazhdon të jetë pjesë e ambientit zyrtar, ndërsa mungesa e tij në video lidhet thjesht me këndin e xhirimit dhe jo me ndonjë veprim institucional.