Ish-deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ia ka bërë “like” një postimi të ish-presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
Kjo e fundit e bëri një postim në 27 vjetorin e vrasjes së akademikut Fehmi Agani nga regjimi serb.
Jeta Statovci ishte pjesë e subjektit Guxo që nga koha kur Osmani e themeloi atë.
Duke i parë përplasjet mes Osmanit dhe VV-së në muajt e fundit, një “like” mund të jetë një sinjal se Statovci mund të kaloj tek lista e Osmanit, që do të garoj së bashku me LDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit.
Statovci kishte bërë një postim me 4 prill për Vjosa Osmanin kur ajo e kishte përfunduar mandatin si presidente, duke e falënderuar për kontributin.