VIDEO/ Deklaratë e rëndë: Gresa mallkon publikun pas votave për Mozën

Tensionet në Ferma VIP kanë kaluar kufijtë e zakonshëm, duke shkaktuar reagime të forta edhe jashtë shtëpisë.

Në qendër të kritikave është vendosur Gresa, e cila gjatë një momenti revolte ka përdorur një gjuhë të rëndë ndaj publikut.

 

Në një deklaratë që ka bërë xhiron e rrjetit, ajo u shpreh:
“Hajt pra, masi populli është budallë, prej Zotit ju ardhtë”.

Ky reagim vjen pas pakënaqësisë së saj lidhur me mbështetjen që publiku po i jep Mimoza Ahmeti, duke rritur tensionet mes banorëve.

Deklarata ka shkaktuar menjëherë indinjatë të madhe te ndjekësit, të cilët e kanë cilësuar si mungesë respekti ndaj audiencës.

Ngjarja është kthyer në një nga temat më të nxehta në rrjetet sociale, ndërsa shumë kërkojnë reagim nga produksioni për këtë sjellje. Me poshte keni videon: