Kjo është marrëveshja Vjosa Osmani-LDK

Sipas burimeve të Gazeta Minuti, një zhvillim i rëndësishëm politik ka ndodhur në prapaskenë, ku ish-Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të gjatë dhe vendimtar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Burimet e Gazeta Minuti bëjnë të ditur se takimi është mbajtur larg vëmendjes së mediave, ndërsa fokusi kryesor ka qenë bashkëpunimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 7 qershor.

Pas diskutimeve intensive, mësohet se palët kanë arritur një marrëveshje politike që mund të ndryshojë ndjeshëm skenën politike në vend.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Vjosa Osmani pritet t’i prijë listës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke u pozicionuar si figura kryesore e kësaj partie në garën elektorale. Ky zhvillim konsiderohet si një rikthim i fuqishëm politik i Osmanit në strukturat e LDK-së, nga e cila ajo ishte ndarë vite më parë, shkruan Gazeta Minuti.

Po ashtu, burimet e Gazeta Minuti tregojnë se pjesë e marrëveshjes është edhe përfshirja e një numri të konsiderueshëm të kandidatëve të afërt me Osmanin në listën zgjedhore të LDK-së. Konkretisht, bëhet fjalë për rreth 20 kandidatë që do të jenë pjesë e listës, të cilët konsiderohen si përfaqësues të linjës politike të saj.

Kjo marrëveshje shihet si një përpjekje për bashkimin e votës dhe rikthimin e LDK-së si një forcë kryesore në skenën politike, sidomos në një kohë kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve të rëndësishm  riformatimin e raporteve të forcave politike.