Drama politike në Kosovë ka marrë një kthesë të papritur pak para mesnatës, kur pas dështimit për të zgjedhur Presidentin e ri, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka njoftuar zyrtarisht shpërndarjen e Kuvendit.
Në cilësinë e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Haxhiu ka bërë të ditur se që nga dita e nesërme do të ftojë të gjitha subjektet politike në konsultime për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Ky vendim e lë vendin pa një kreu të rregullt shteti dhe me një legjislaturë të shpërbërë, duke e futur Kosovën në një cikël të ri pasigurie.
Si pasojë e këtij ngërçi, kabineti qeveritar kalon në “Qeveria Kurti 3” në detyrë, me kompetenca të kufizuara deri në formimin e institucioneve të reja që do të dalin nga vota e qytetarëve. Përveç krizës politike, ky dështim do t’i kushtojë rëndë edhe xhepit të qytetarëve, pasi organizimi i zgjedhjeve të reja vlerësohet se do të kapë shifrën prej 10 milionë eurosh.(INA)