Pak çaste para se të nisë seanca e fundit për zgjedhjen e presidentit, ka nisur mbledhja e deputetëve në sallën e Kuvendit.
Me vendim të kryetares Albulena Haxhiu, seanca e orës 19:00 u shtye për në orën 23:00, në mungesë të kuorumit, shkruan IndeksOnline.
Në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të vendit dhe obligohet shpërbërja e Kuvendit.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhë kjo seancë e fundit…