Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku njoftoj se nuk marrin pjesë në seancën e thirrur për çështjen e presidentit.
Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se nuk mund ta kuptojë pse kryeministrit Kurti po i pengon Vjosa Osmani.
“Po na çudit Albin Kurti pse nuk po ka dëshirë me qenë Vjosa Osmani presidente, duhet të na tregojë nëse i ka pas votat për Vjosa Osmanin. E ndoshta Kurti nuk do me zgjedh, por jam I bindur se populli I Kosovës ka me zgjedh””, deklaroi Abdixhiku.
Abdixhiku i ktheu përgjigje edhe Kurtit për çështjen e nënshkrimeve.
“Nënshkrimet nuk dorëzohen te Lëvizja Vetëvendosje, sepse Lëvizja Vetëvendosje nuk është subjekt ku ti duhet t’i dorëzosh nënshkrimet, po të ishte KQZ-ja ndoshta i kishim dorëzu, as Nagavci nuk është autoritet”.
Ai ka shtuar se tashmë është tepër e vështirë që në orët e fundit të ketë koordinim mes partive politike për çështje të rëndësishme, duke nënvizuar mungesën e dialogut efektiv.