Reagon deputetja Matoshi: “Feriden s’po e dojnë… A din kush me na tregu çka po dojnë?”

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me situatën politike dhe zhvillimet rreth zgjedhjeve, përcjell GazetaVIP

 

Ajo ka ngritur pikëpyetje për qëndrimet e kundërshtarëve politikë, duke theksuar se, sipas saj, ata po refuzojnë si kandidatët ashtu edhe propozimet për zgjidhje, ndërkohë që nuk japin alternativa konkrete.

Në reagimin e saj, Matoshi nënvizon se nuk ka vullnet për të shkuar në zgjedhje, por thekson se pala që ajo përfaqëson është e gatshme të ofrojë zgjidhje.

Postimi i plotë:

 

“A din kush me na tregu,çka duhet me bo per mos me shku ne zgjedhje?

Kandidat politik nuk deshten.

Kandidatin e tyne refuzun me pru, edhe pse Kryeministri ju tha ju zgjedhni bashke 3 persona na ju votojme.

Feriden s’pe dojne, nje grua plot integritet qe u nominu per çmimin Nobel.

Ne s’po dojme zgjedhje, por ofrojme zgjidhje.

A di kush me na kallzu kta çka po dojne?”, përfundon Matoshi./GazetaVIP/