Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar me një letër zyrtare kryesuesit të Këshillit Prokurorial, Arian Gashi, dhe anëtarëve të këtij institucioni, duke kërkuar veprime të menjëhershme për hapjen e konkursit për pozitën e kryeprokurorit të Shtetit.
Në letrën e saj, Haxhiu falënderoi KPK-në për bashkëpunimin institucional dhe theksoi nevojën për angazhim të shtuar dhe koordinim më të mirë, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit, shkruan IndeksOnline.
Sipas Haxhiut, për Zyrën e Presidentes procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit konsiderohet i përmbyllur.
“Për rrjedhojë, hapja e konkursit për këtë pozitë nuk duhet të vonohet më tej. Është obligim institucional që ky proces të iniciohet pa vonesë dhe të zhvillohet në përputhje të plotë me standardet më të larta të profesionalizmit, transparencës dhe integritetit”, thuhet në letër.
Haxhiu kërkon që procesi i përzgjedhjes të jetë i hapur, gjithëpërfshirës dhe i bazuar në kritere të qarta profesionale dhe etike, në mënyrë që të garantohet besimi i publikut në rezultat.
Kjo është letra e plotë që Haxhiu nisi në adresën e KPK-së: