Kriza ekonomike, po i detyron të dalin, veç më shumë rrugëve për të kërkuar lëmoshë.
Kështu, ka thënë për komunitetet pakicë, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha. Ai, tha se komuniteteve iu është vështirësuar dukshëm mbijetesa, ndonëse edhe ashtu e kanë gjendjen e rënduar ekonomike.
Sipas kryetarit të Partisë Liberale Egjiptase, që tani është jo parlamentare, si rezultat i rritjes së çmimeve, banorë të komuniteteve; Rom, Ashkali e Egjiptas, po shihen më shumë rrugëve si lypsar. Madje, Berisha tha se janë shtuar edhe vjedhjet, në kërkim të mbijetesës, ndonëse janë vepra tejet të papëlqyera, edhe për ta si politikan.
Berisha, në Klan Kosova, kërkoi që institucionet qeveritare e lokale, të ndërmarrin masa enkas për këtë kategori sociale, sidomos në këtë situatë të krizës ekonomike.