Në javën më vendimtare të këtij edicioni të pestë të “Big Brother VIP Albania”, atmosfera brenda shtëpisë duket se ka arritur pikën më të lartë të tensionit. Teksa finalja e madhe po afrohet dhe emocionet po shtohen nga dita në ditë, përplasjet mes banorëve nuk kanë munguar.
Ditën e sotme ka ndodhur një debat i fortë mes Mateos dhe Rogertit, ku nuk kanë munguar kërcënimet mes njëri-tjetrit.
Mateo: O zhapik, nuk hahesh dot me mua o zarf i zi, unë të shkel me këmbë brenda dhe jashtë.
Rogerti: Këtu brenda nuk ke mundur, atje jashtë nuk ke shanse
Mateo: Kam ardhur te shpella dhe të kam thënë ‘kam ardhur këtu me fol që të rrish brenda në shtëpi se do të shpërfytyroj’. Të kam mbajtur unë në shtëpi.
Rogerti: Mos rrej, ke nejt si lepurush. Ke thënë mos bëj ashtu, bëj kështu, je djalë i mirë. Pse po çohesh?
Mateo: Se nuk të kam frikë se ty të shkel me këmbë
Mateo: A di ça u bëj tipave si puna jote? Servilat
Rogerti: Jashtë gangsterin jo këtu
Mateo: Jashtë nuk të llogaris, je një pikë në oqean. Nuk lahen borxhet duke u degjeneruar.
Rogerti: Kur nuk ta kam treguar gangsterin tash 90 ditë, nuk do ta tregoj tani.
Mateo: Ça të kanë bërë borxhlinjtë? Ke lek apo nuk ke? Ke ardhur me bërë viktimën apo po thua histori të vërtetë?
Mateo: Këtej na hapesh se ke lek, këtej thua se ke borxhe. Ja ça race je ti
Rogerti: Më shave racën, ça race jam?
Mateo: Ti je specie në zhdukje, mos u viktimizo.
Rogerti: Më shave racën? Ti që nuk mbron dajat e tu, dibranët
Rogerti: A ma shave dhe ti racën si Selin. Ma përmend dhe njëherë. U tërhoqe?
Mateo: Specie në zhdukje. Ec se e ka parë gjithë Shqipëria, 40 vjeç bën viktimën.
Rogerti: Kujdes se raca ime nuk t’a falin po i shave, kuptove?
Mateo: Raca jote je ti në veçanti
Rogerti: Raca ime që po i flet tani, nuk t’a fal
Mateo: O llum i vogël mos më prek me dorë