Një operacion i gjerë kundër mashtrimeve online po zhvillohet mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë, ku janë goditur disa baza call centerash që dyshohet se mashtronin qytetarë europianë.
Prokuroria mësohet se ka nxjerrë 9 masa sigurie për personat e përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, 7 arrest me burg, 2 detyrim paraqitjeje. 4 persona kanë rënë në pranga, teksa vijojnë kërkimet për të tjerët.

Gjatë operacionit raportohet se janë sekuestruar mbi gjysmë milion euro, të dyshuara si të vëna përmes aktivitetit të paligjshëm të mashtrimit.
PER TE SHIKUAR VIDEO HYRË KËTU
Operacioni po zhvillohet në disa zona të kryeqytetit dhe vijon ende, ndërsa pritet që autoritetet të japin detaje të mëtejshme në vijim.