Votojmë për, votojmë për” – Kapet mesazhi në Kuvend i deputetit

Po vazhdon seanca e Kuvendit.

Deputetët e VV-së synuan të fusin në rend dite edhe disa projektligje, por dështuan.

 

Megjithatë, përfaqësuesit e partisë në pushtet që janë në Kuvendin e Kosovës, po shihen si makineri të votimit.

Në disa mesazhe që ka kapur Nacionale nga Kuvendi i Kosovës, shihet se si deputetëve të Vetëvendosjes u dërgon skenari për secilën seancë.

Për secilën pikë, në cilën duhet të votojnë për, e në cilën duhet të veprojnë ndryshe.