U kry, kaq e kishin! Qeveria merr vendimin e guximshëm

Burime të afërta me zhvillimet brenda ekzekutivit i kanë thënë Gazetës Minuti se një ndër çështjet kryesore që pritet të vendoset në mbledhjen e sotme të Qeverisë është rikthimi i ligjit për çmimin tavan, një mekanizëm që synon kontrollin e rritjes së çmimeve për produktet bazë në treg përfshirë edhe atë për çmimin e naftës.

 

Sipas këtyre burimeve të Gazeta Minuti, qeveria tashmë ka vendosur që ta riaktivizojë këtë ligj në një kohë kur qytetarët vazhdojnë të përballen me rritje të kostos së jetesës dhe luhatje të çmimeve, sidomos për artikujt esencialë. Rikthimi i çmimit tavan shihet si një masë ndërhyrëse për të stabilizuar tregun dhe për të mbrojtur konsumatorët nga abuzimet e mundshme.

Ligji për çmimin tavan kishte ngjallur debate të mëdha edhe më herët, me përfaqësues të bizneseve që kishin shprehur shqetësime për ndërhyrje në ekonominë e lirë, ndërsa qeveria e kishte mbrojtur si një masë të përkohshme dhe të domosdoshme në situata të krizës.

Sinjalet nga brenda qeverisë tregojnë se tema e çmimeve dhe mbrojtjes së konsumatorit do të jetë në fokus dhe vendimi tashmë është punë e kryer/ Gazeta Minuti/