LAJMI FUNDIT – MERRET VENDIM PËR BUKËN SE A DO TË RRITEN ÇMIMET?!

Gjendja me çmimet e bukës dhe produkteve të furrës është nën kontroll dhe ato nuk janë rritur në 99 për qind të territorit të shtetit, ndërsa përfaqësuesit dhe anëtarët e odave nga industria e furrave vendosën që çmimet e bukës dhe produkteve të furrës të mos rriten, pra të mbeten në të njëjtin nivel edhe në periudhën e ardhshme, deri në fund të prillit, me ç’rast gjendja do të ndiqet dhe analizohet vazhdimisht.

Kjo u konstatua në takimin e sotëm të punës në Ministrinë e Ekonomisë mes grupacioneve nga industria e furrës së odave dhe anëtarëve të tyre me zëvendësministrin Marjan Risteski dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vlatko Stojkoski.

Megjithatë, në periudhën e kaluar, siç kemi raportuar, buka prej 450 gramësh në disa qytete të vendit tashmë është rritur për 3 deri në 5 denarë.