Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, është pyetur lidhur me angazhimin e kryeministrit Albin Kurti gjatë luftës në Kosovë.
Ai tha se vlerëson çdo kontribut, sado i vogël, ndërsa ka treguar edhe për takimet që ka pasur me Kurtin në atë kohë.
“Mas miri këtë pyetje ta jep Albin Kurti. Nëse dikush ka dhënë veç një kontribut të vogël mundohem me çmu. Në kohën kur e kam taku ai ka qenë bashkë me Adem Demaçin. Dy herë e kam taku”, ka deklaruar Selimi.
I pyetur nga moderatori Arsim Lani nëse i ka dhënë armë Kurtit, siç ka pretenduar Sami Lushtaku, Selimi ka thënë se ai e konsideron Kurtin pjesë të luftës, por jo domosdoshmërisht si ushtar.
“Jo, jo, veç ta shpjegoj. Unë kam thënë që Albini ka qenë në luftë. Albini atë kohë ka përgatit fjalime, ka qenë krah Adem Demaçit. A ka qenë a s’ka qenë ushtar është diçka krejt tjetër. Dy herë e kam taku”, ka deklaruar ai në emisionin “Frontal” në T7.