SKANDAL I MADH NË FUTBOLLIN KOSOVAR – Nëse VAR s’punoi, a përsëritet ndeshja?!

Një deklaratë e fortë nga analisti dhe gazetari Berat Buzhala ka ngritur pikëpyetje serioze rreth zhvillimit të ndeshjes së fundit në stadiumin Fadil Vokrri Stadium, shkruan Gazeta Minuti.

Sipas tij, po qarkullojnë informacione se sistemi VAR nuk ka qenë funksional gjatë ndeshjes, duke lënë në pikëpyetje një nga momentet më vendimtare – golin e shënuar nga Turqia, për të cilin dyshohet se mund të ketë qenë në pozitë jashtë loje.

“Nëse kjo është e vërtetë, atëherë është diçka e tmerrshme”, ka deklaruar Buzhala, duke reflektuar shqetësimin e madh që një situatë e tillë do të sillte për integritetin e ndeshjes, njofton Gazeta Minuti.