Publiku i futbollit sonte është në shok të plotë pas vendimit të jashtëzakonshëm të UEFA-s, me të cilin anulohen rezultatet e përfaqësueses së Turqisë në ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror.
Sipas njoftimit zyrtar, komisioni disiplinor ka konstatuar parregullsi serioze në ndeshjet e përfaqësueses, duke përfshirë:
– përdorimin e një lojtari të paregjistruar në përbërjen e Turqisë,
– komunikim të palejuar me dhomën e VAR-it gjatë ndeshjes
Për këtë arsye, kjo përfaqësuese diskualifikohet nga gara dhe rezultatet e saj anulohen.
Ky vendim ndikon drejtpërdrejt në renditje, ku Përfaqësuesja e Futbollit e Kosovës kualifikohet në Kampionatin Botëror.
Nga Federata e Futbollit e Kosovës ende nuk ka reagim zyrtar, por burime pranë federatës thonë se tashmë po përgatitet një festë solemne në Prishtinë.
APRILILILILILI – Gëzuar 1 Prillin!
Asgjë nga kjo nuk është e vërtetë – Kosova, për fat të keq, vërtet i ka humbur shanset për kualifikim në Botëror.
Por të paktën për një moment – tingëllonte bukur, apo jo?