Kina po kërkon nga NATO që t’i kërkojë falje Serbisë dhe katër shteteve të tjera, duke e akuzuar se eliminimet janë shkaktuar nga Aleanca në konfliktet e këtyre vendeve.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, i cili është drejtor i Informacionit, Lijian Zhao, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se NATO duhet të kërkojë falje për 900,000 jetë të humbura.
“NATO duhet t’i kërkojë falje Serbisë, Irakut, Libisë, Sirisë dhe Afganistanit për 900,000 jetët e humbura nga Iuftërat dhe dhjetëra miliona të refugjatëve”.
Po ashtu, Kina shumë shpesh kritikohet për trajtimin ndaj komunitetit ujgur. Edhe në këtë raport të Amnesty International thuhet se qeveria kineze ka zhvilluar një fushatë të indoktrinimit politik, ndalimit masiv arbitrar, torturës dhe asimilimit të detyruar kulturor kundër myslimanëve që jetonin në Xinjiang. Mijëra fëmijë ujgurë u ndanë nga prindërit e tyre.
Gjithashtu, në renditjet botërore, Kina është ndër vendet e para në botë që shkel të drejtat e njeriut.