Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
Osmani tha se gjatë ditës nuk janë takuar vetëm me Abdixhikun por kanë pasur edhe shumë takime tjera.
Osmani: S’është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin e Abdixhikut
“Nuk jemi takuar vetëm me Abdixhikun, kemi pasur shumë takime të tjera. Kemi biseduar si të ecim përpara edhe më fuqishëm. Besoj qe mund t’i dërgoni këto pyetje të zëdhënësi i LDK-së, por nuk është deponuar asnjë nënshkrim”.
Osmani është parë të hyjë në zyrat e LDK-së që nga mesdita, ndërsa nisma për shkarkimin e Abdixhikut raportohet të ketë nisur nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe ai i Lipjanit, Imri Ahmeti, për shkak të pakënaqësive me rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Dje, u raportua se brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar të mblidhen nënshkrimet për thirrjen e kuvendit të jashtëzakonshëm të kësaj partie pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e fundit.
Në këtë kuvend pritet që të kërkohet shkarkimi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Siç mësoi KP, këtë iniciativë po e udhëheqë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili, gjithnjë sipas burimeve të KosovaPress, po viziton degët në nivel vendi dhe po kërkon nënshkrimet e delegatëve.
Burime të KosovaPress brenda njërës nga degët e LDK-së dhe nga delegatë që tashmë e kanë dhënë nënshkrimin e tyre, gjithashtu mëson se numri i nënshkrimeve deri më tani është rreth 150, derisa është e ditur se LDK ka gjithsejtë 355 delegatë.