Në një skenar që duket si hakmarrje e koordinuar nga shërbimet serbe, gazetarin kosovarë Milaim Zeka – u përpoqën të komprometoheshin përmes një rrjeti që përfshinte Fatmir Shehollin, Halit Sahitajn dhe agjentë të infiltruar brenda Kosovës.
Operacioni u zhvillua në një moment delikat për Serbinë në Gjykatën Speciale të Hagës. Ndërsa akuzat kundër ish-presidentit Hashim Thaçi po humbisnin terren, Beogradi dukej se po kalonte në një fazë të re: komprometimin sistematik të gazetarëve kosovarë që kishin ekspozuar lojën e saj.
Maj 2025: Zeka publikon bisedat komprometuese
Në Maj të vitit 2025, gazetari Milaim Zeka publikoi disa përgjime të rëndësishme që zbulonin komunikim midis Halit Sahitajt dhe prokurorit të rastit Thaçi, Alan Tieger.
Këto përgjime hodhën dritë mbi përpjekjet për të ndikuar në procesin gjyqësor në Hagë.
Por kjo nuk ishte hera e parë. Më herët ishin publikuar edhe përgjime të tjera ku protagonisti kryesor ishte vetë Bojan Dimiçi.
Këto materiale u bënë publike nga gazetari Vehbi Kajtazi dhe shërbyen si sinjal i qartë se dikush po luante një lojë të ndyrë brenda Kosovës përmës Gjykatës Speciale.
Si u ndërtua kurthi
Sipas burimeve të afërta me rastin, Serbia, duke parë se po humbiste “luftën e narrativës” në Hagë, vendosi të aktivizonte një operacion të ri. Qëllimi: të komprometonte gazetarët kosovarë që po nxirrnin në dritë skenaret serbe.
Si mjete kryesore u përdorën Fatmir Sheholli, Halit Sahitaj dhe një rrjet agjentësh serbë të shtrirë brenda territorit të Kosovës.
Qëllimi i qartë ishte të krijohej një kurth ku Milaim Zeka të binte në grackë, duke u paraqitur si pjesë e një rrjeti korruptiv ose si “agjentë serbë” – një akuzë klasike që Beogradi e përdor shpesh kundër kundërshtarëve të tij.
Qëllimi është të krijohet një narrativë që gazetarët shqiptarë punojnë sipas asaj që ofron Beogradi, në mënyrë që çdo skandal, përgjim apo lidhje mes Hagën e që lidh Serbinë me këtë proces dhe që publikohet në median kosovare nga gazetarët të duket si një luftë hibride e shërbimeve sekrete serbe.
Kjo narrativë minon punën e gazetarëve kosovarë që punojnë në interes të publikut dhe që zbulojnë skandale korruptive apo spiunazhi serb dhe rus brenda Kosovës.
Hakmarrje apo operacion i koordinuar?
E gjithë kjo strategji duket si një hakmarrje e drejtpërdrejtë ndaj punës së gazetarëve që kishin guxuar të zbulonin përgjimet dhe lidhjet e dyshimta midis akterëve serbë dhe disa figurave brenda Kosovës.
Duke përdorur njerëz si Sheholli dhe Sahitaj si “ndërmjetës”, Serbia synonte të krijonte një skandal që do të diskreditonte jo vetëm gazetarët, por edhe të gjithë punën investigative rreth procesit të Hagës.
Ky rast ngre pyetje të rënda për sigurinë e gazetarëve në Kosovë dhe për praninë e rrjeteve të huaja të influencës që ende veprojnë brenda vendit, edhe pas më shumë se 25 vjetësh nga lufta.
Gazetarët kosovarë vazhdojnë të jenë në linjën e parë të frontit informativ – por edhe në vijën e parë të rrezikut. Dhe kur Serbia fillon të humbasë në Gjykatën Speciale, duket se e vetmja armë që i mbetet është kurthi ndaj gazetarëve dhe komprometimet e ulëta/Gazzetta Journal/
Përgjimet e Hagës: Si tëntoi Bojan Dimiçi ta fus në kurth Milaim Zekën përmes Fatmir Shehollit si formë hakmarrjeje