Sabit Pacolli: Të gjithë kundër po e shtyjnë Albinin drejt 85 përqindëshit

Politikani dhe biznesmeni Sabit Pacolli ka bërë një vështrim me një ilustrim me ç’rast mendon se meqenëse të gjithë janë bashkuar kundër ky ështê një shërbim për Albin Kurtin.
“Kur të gjithë bashkohen kundër teje, do të thotë se je duke bërë diçka të drejtë.
Të gjitha partitë janë bashkuar vetëm për të ndalur një njeri dhe një rrugë që po kërkon ndryshim për Kosovën”, ka shkruar Pacolli dhe ka shtuar:
“Por e vërteta është e thjeshtë:
Sa më shumë që e shtyjnë nga prapa, aq më shumë njerëzit e kuptojnë kush po punon për vendin dhe kush vetëm për interesat e veta.
Populli e sheh gjithçka.
Dhe kur populli vendos, askush nuk mund ta ndalë. 🇽🇰
✍️ Sabit Pacolli”