Ish-komandanti i UÇK-së: Dikush po don ta nxisë dikë prej veteranëve t’ia vë flakën vetës para Qeverisë për ta rrëzuar Kurtin

Ish-komandanti i UÇK-së, Naser Shatri ka paralajmëruar se sipas tij, po flitet që dikush është i interesuar ta nxisë dikë t’ia vë flakën vetës para Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, kjo vepër po flitet të ndodh në protestën e ardhshme të veteranëve.

“Flitet neper “Qarrshi”te Istogut se Veteranet do protestojn prap nese nuk kalon ligji per Penzjonet e veteranve.Bile “dikush” eshte i interesum ta nxis diken prej veteranve ti ve flaken vetes para Qeverisë! Kjo per dikend kishte pe qen menyra me e leht per ta hek qafe Qeverin Kurti!”, ka shkruar ai.

Gjithashtu, Shatri i ka bërë thirrje të gjithë veteranëve të vërtet që “mos t’i fryejnë zjarrit në të cilin zjarr mund të digjen të pafajshmit”. Ai thirrje pati edhe për Qeverinë Kurti, ku tha se duhet të bëhet sa më parë klasifikimi i Listave të Veteranëve.

“Ju bej thirrje edhe një her Veteranve te vertet qe mos ti fryn zjarrit ne te cilin zjarr mund te digjen ata te pafajshmit. Kerkoj nga Qeverija Kurti qe ta bej zgjidhjen sa ma par duke klasifiku Listen e Veteranve. Te merret Lista nga organizata Nderkombetare IOM dhe mos ti hyhet ne hak askujt! Kerkoj qe te verifikohen Invalidet dhe te ndiqen penalisht mjeket qe manipulun me plaget e atyre te Luftes dhe plaget e atyre Fallco!”, përfundoi Shatri.