Kurti i jep deri në 300 € për familjet e papuna (VIDEO)

Qeveria po do të sigurohet që asnjë familje në Kosovë të mos mbetet pa të ardhura mujore.

Për ta realizuar këtë, do t’u ndihmojë bizneseve private ta angazhojnë nga një anëtar të familjeve që nuk e kanë asnjë të punësuar.

Për këtë kategori, shteti mbulon deri në 70% të pagës bruto, maksimum deri 300 euro, për gjashtë muaj rresht. Për të përfituar nga kjo skemë, janë caktuar kritere.

“Të jetë i moshës 18-64 vjeç, të mos ketë të punësuar asnjë anëtar të familjes, të jetë apo të regjistrohet si punëkërkues në Agjencinë e Punësimit”, shpjegoi kështu ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencën e së hënës. Rregull ka edhe për punëdhënësit.

“Kanë të drejt t’i marrin deri 30% të fuqisë punëtore”, shtoi Murati, njofton Klan Kosova.

Qeveria nuk ka parallogaritje sa vende të reja pune mund të hapen, apo sa mund të kushtojë gjithë skema. Për të rënë në kontakt, të papunët dhe bizneset, nga e hëna, mund t’i drejtohen Agjencisë së Punësimit, nëpër të gjitha zyrat rajonale.