Mateo dhe Brikena, teksa ishin në dhomën e rrëfimit, kanë folur rreth marrëdhënies së tyre gjatë këtyre ditëve.
Ai u shpreh se nuk i qëndron dot larg banores, megjithëse kjo e fundit u distancua pas disa situatash.
Çifti kanë përjetuar puthjen e tyre të parë, e cila po pritej prej shumë kohësh.
”Jam munduar t’i mbaj distancë, por nuk është e mundur”, tha Mateo.
Ndër të tjera Brikena u shpreh optimiste, duke u deklaruar se Mateo nuk do të largohet sonte nga shtëpia.
Pas disa minitash në dhomën e rrëfimit, çifti kanë përjetuar puthjen e tyre të parë, e cila më pas u shoqërua me brohoritma nga publiku.