Shqiptari ia vjedh veturën “G-class” kosovarit në zvicër

Një rast i rëndë vjedhjeje është raportuar së fundmi në Zürich, ku një shtetas shqiptar dyshohet se ka marrë në mënyrë të kundërligjshme një veturë luksoze në pronësi të një mërgimtari nga Kosova.

Sipas burimeve të Gazeta Minuti, i dyshuari me inicialet A.Muhadri, emër i njohur për redaksinë, dyshohet se ka vjedhur një veturë të tipit Mercedes-Benz G-Class, me ngjyrë të bardhë.

 

Vetura e vjedhur

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari, shtetas nga Shqipëria por me vendbanim në Hamburg të Gjermmanisë, e kishte marrë veturën fillimisht me qira, përpara se të zhdukej bashkë me të.

Pas marrjes së automjetit, ai dyshohet se është larguar fillimisht drejt Rome, ndërsa më pas ka çaktivizuar sistemin GPS të veturës, duke vështirësuar gjurmimin e saj.