Një nga momentet më të forta dhe më emocionuese në “Big Brother VIP” së fundmi ishte surpriza e Rogertit, i cili u takua dhe u ribashkua me vëllain e tij pas plot 4 vitesh pa folur me njëri-tjetrin.
Por, ndërsa vëmendja ishte te lotët dhe përqafimet vëllazërore, një detaj tjetër nuk u ka shpëtuar syve të vëmendshëm dhe po komentohet gjerësisht në rrjet.
Gazetari Elton Tozaj ka ndarë një video epike ku shihet qartë reagimi i Juelës menjëherë pas kësaj surprize.
Në pamjet e publikuara, shihet Nikol e cila shkon drejt Rogertit për ta përqafuar dhe uruar për këtë moment të bukur.
Mirëpo, pa mbaruar mirë bashkëbisedimi i tyre, aty shfaqet Juela. Ajo i afrohet menjëherë dyshes duke tërhequr vëmendjen e Rogertit dhe duke “ndërprerë” momentin e tyre.
Krah kësaj videoje, gazetari ka shkruar: “Ja xhelozia e Juelës sa shikon një femër afër Rogertit ????”