Mbrëmë rreth orës 21:15, policia në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë ka identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 158 km/h.
Bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, ndaj drejtuesit të mjetit është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe rregullat e komunikacionit rrugor në mënyrë që të jenë kontribues aktiv në rritjen e sigurisë në rrugë” thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia gjithashtu ka ftuar qytetarët për bashkëpunim.