Avokati, Skender Musa, i ka bërë thirrje Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, t’i zbatoj kompetencat për shpërndarjen e Kuvendit dhe vendi të shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve.
Musa për Periskopin ka thënë se këtë gjendje politike nuk e përkrahë shumica e qytetarëve të Kosovës.
“Presidentja të zbatoj kompetencat e saj kushtetuese ta shpërndaj Kuvendin dhe t’i shpall zgjedhjet brenda 45 ditësh. Një pjesë e madhe e popullsisë së Republikës së Kosovës nuk e mbështet këtë gjendje të krijuar rreth zgjedhjes së presidentit apo presidentes.Por, nga zgjedhjet e jashtëzakonshme regjimi ka ambicie t’i fitojë 84 deputet apo shumicë absolute që nënkupton ta ketë presidentin, kryetarin e kuvendit, kryeministrin – qeverinë, në emër të vetingut të marra prokurorin dhe gjyqësorin dhe në emër të popullit të vendos një rend të ri politik- kushtetues, beteja do të vazhdojë edhe me mjetet e informimit që për momentin janë opozita më e fuqishme në vend”, ka thënë ai.