Gjykata i thotë “JO” Pacollit/ Ja kush merr komandën e Aeroportit të Vlorës

Grabiti 53 milionë paund në Angli / “The Sun”: Autori shqiptar, Jetmir Buçpapa, shijon jetën e luksit

Ortaklliku prishet: Gjykata i thotë “jo” Pacollit, Valon Ademi merr komandën e Aeroportit të Vlorës

Lajmifundit / 20 Shkurt 2026, 08:23
Ortaklliku prishet: Gjykata i thotë “jo” Pacollit, Valon Ademi

Aeroporti i Vlorës është përfshirë në një skemë të errët, ku konflikti mes aksionerëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi ka marrë përmasa publike dhe ligjore.

Ka përfunduar një tjetër kapitull në sagën e Aeroportit të Vlorës, ku Gjykata e Apelit në Tiranë ka konfirmuar vendimin e Shkallës së Parë, duke përjashtuar Behgjet Pacolli nga vendimmarrja dhe duke i dhënë të drejtë aksionarit tjetër, Valon Ademi, për të administruar aeroportin.

Vendimi vjen pas një kontesti të gjatë mbi ndarjen e aksioneve në shoqërinë koncesionare. Zyrtarisht, Mabco Construction SA e Pacollit zotëron 98% të aksioneve, ndërsa 2A Group e Ademit vetëm 2%. Por Ademi pretendonte se investimet e tij në ndërtimin e aeroportit duhej të përktheheshin në më shumë aksione.

Përveç se u përjashtua nga vendimmarrja, Pacolli dhe disa bashkëpunëtorë – përfshirë Emin Pacolli dhe Nelson Çela – po hetohen nga Prokuroria e Tiranës për “mashtrim me pasoja të rënda”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim kompjuterik”, pasi dyshohet se aksionet e aeroportit u shiteshin në mënyrë mashtruese kompanive të tjera, duke dëmtuar Valon Ademi.

Me këtë vendim, Ademi merr kontrollin e Aeroportit të Vlorës, ndërsa Pacolli mbetet jashtë procesit të vendimmarrjes, duke e bërë situatën një kombinim të biznesit, ligjit dhe një lloj drame që po ndjek publikisht e gjithë Shqipëria.