Numri një i Amerikës në Kosovës i shkon në zyre Vjosa Osamanit

E ngarkuara me punë në Ambasada e SHBA-së, Anu Prattipati, është parë sot duke hyrë në objektin e Presidenca e Republikës së Kosovës, ku ka zhvilluar një takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Prania e diplomates amerikane në Presidencë ka ngjallur interesim të mediave, megjithatë Prattipati nuk ka pranuar të prononcohet për gazetarët lidhur me arsyen e vizitës apo temat e diskutuara gjatë takimit. Ajo ka hyrë në Presidencë pa dhënë deklarata publike, duke ruajtur diskrecionin për përmbajtjen e bisedimeve.

PAMJE ME VIDEO

Burime nga Presidenca nuk kanë dhënë detaje zyrtare mbi agjendën e takimit, por vizita e sotme vjen në kuadër të komunikimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas informatave të mëhershme, Prattipati ka zhvilluar takime të rregullta javore me presidenten Osmani, ku janë diskutuar çështje të rëndësishme politike, zhvillimet aktuale në vend, si dhe temat që lidhen me stabilitetin rajonal, proceset demokratike dhe bashkëpunimin strategjik Kosovë–SHBA.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderohen aleati kryesor i Kosovës, ndërsa takimet e shpeshta ndërmjet përfaqësuesve amerikanë dhe krerëve institucionalë të vendit shihen si pjesë e koordinimit të vazhdueshëm për çështje me interes të përbashkët. Vizita e sotme e Anu Prattipat-it në Presidencë vlerësohet si vazhdimësi e këtij bashkëpunimi dhe dialogu diplomatik në nivel të lartë.